Politike

"Kim e Lu, ambasadorët më të lakuar për politikat sorosiane në Shqipëri"/ Berisha: Kanë kryer veprimtari të papërshtatshme!

Berisha tha se ndaj dy ish-ambasadorëve ka pasur një sërë shkrimesh në mediat amerikane, lidhur me veprimtarinë e tyre të papërshtatshme për lobimet sorosiane në vendin tonë.

19 Mars 2025, 22:09 Nga r.ll
"Kim e Lu, ambasadorët më të lakuar për politikat
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ish ambasadorët amerikanë në Shqipëri, Donald Lu dhe Yuri Kim, janë dy emrat më të lakuar në administratën e Trump, për shkak të politikave të tyre sorosiane në Shqipëri.

Duke folur në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Berisha tha se ndaj dy ish-ambasadorëve ka pasur një sërë shkrimesh në mediat amerikane, lidhur me veprimtarinë e tyre të papërshtatshme për lobimet sorosiane në vendin tonë.

"S’e marr për atë që kanë mbajtur ndaj qëndrimit ndaj meje apo opozitës shqiptare. Ka pasur një breshëri shkrimesh të përqendruara të veprimtaria e tyre Sorosiane në Shqipëri. Duke nisur nga Nju Jork Post, s’është periferike atje, nga publicistë të famshëm, emrat e tyre janë lakuar në mënyrë të fuqishme. A kanë shërbyer këto lakime, unë nuk e di. A ka qenë në agjendë, s’e them dot, por janë personat më të lakuar për veprimatrarinë tyre të papërshtatshme. Lu e Kim, janë dy ambasadorët më të lakuar për politikat sorosiane në Shqipëri. S’ka dy amabasadorë të tjerë…s’kemi dëgjuar për Kris Hill në Serbi apo  Hovenier në Kosovë", u shpreh Berisha

sali berisha

Sondazh

Poll