Politike

Lapaj: Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse…

Lapaj tha se programi i "Nisma Shqipëria Bëhet" është i detajuar për të gjitha fushat e jetës, nga më shumë se 100 ekspertë për një periudhë 14 mujore

19 Mars 2025, 22:53 Nga r.ll

Lapaj: Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse…

TIRANË- Lideri i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj foli mbrëmjen e sotme për garën e 11 majit dhe programin e koalicionit që ai drejton.

Për këtë të fundit tha se është i detajuar për të gjitha fushat e jetës, nga më shumë se 100 ekspertë për një periudhë 14 mujore. Po çfarë ndodh nëse partia e tij merr të ashtuquajturën “votë të artë”?

Pjesë nga biseda: 

Fevziu: Nëse ju, do të keni një mandat të artë, që PD dhe PS-ja nuk e bëjnë dot 71-in, me cilën nga forcat bëni koalicion?

Lapaj: E para biem dakord që në Shqipëri blihet vota, që administrata përdoret për zgjedhjet, këto janë fenomene…Në funksion të kësaj nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Fevziu: Është turp që ky vend nuk bën dot zgjedhje! Ashtu siç bën Kosova…

Lapaj: Unë deri tani thashë faktin. Kontributi më i madh që mund të bëjmë është të bëjmë për herë të parë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Fevziu: Inshallah…

Lapaj: Amin, se jemi dhe në muaj të shenjtë. Nëse të nesërmen kemi këtë votën e artë, atëherë, për të garantuar që do bëhen zgjedhje që vota nuk blihet, do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Fevziu: Deklaratë elektorale apo reale? Se shënohet kjo…

Lapaj: Kjo është fytyra ime! Jo për arrogancë, destabilitet, por për një arsye të thjeshtë… E para do çlirojmë administratën, do hedhim në kosh te plehrave ato paratë që janë përdorur për të blerë vota dhe do demotivojmë krimin. Ky është mesazhi.

 

 

adriatik lapaj

Sondazh

Poll