Politike

Berisha: Do publikojmë marrëveshjen Llagami-USAID për drejtësinë! "Nxënësit e Delinës" shqyrtonin dosjet

Berisha u shpreh se kjo marrëveshje vlente 10 milionë euro.

19 Mars 2025, 22:13 Nga r.ll

 

Berisha: Do publikojmë marrëveshjen Llagami-USAID për
sali berisha

 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të bëjë publike marrëveshjen mes ish-kryetare së KLGJ, Naureda Llagami dhe USAID "për kapjen e drejtësisë".

Berisha u shpreh se kjo marrëveshje vlente 10 milionë euro. Ai tha se në marrëveshje shihet se si merren dhe shqyrtohen dosjet pa asnjë kualifikim 

"Do sjell marrëveshjen Llagami-USAID. Se çfarë kompetencash u njihen në marrëveshje, nxënësve të Fondacionit Qemal Stafa. Se si ata marrin dosjet, se si shqyrtojnë dosjet, se si japin mendim për dosjet, pa asnjë kualifikim vetëm me shkollën e Delinës. E kemi marrë marrëveshjen dhe do e bëjmë publike. A ka ndërhyrje më të turpshme se kjo? 10 milionë euro!", u shpreh Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll