Politike

Ndarja nga jeta e babait të Thaçit, Berisha: Kam ngushëlluar kryefamiljarin, nuk doja ta bëja publike

Ai shprehu keqardhje që Gjykata Speciale nuk e la ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të merrte pjesë në varrimin e të atit.

19 Mars 2025, 22:45 Nga r.ll
Ndarja nga jeta e babait të Thaçit, Berisha: Kam ngushëlluar
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme se ka ngushëlluar familjen Thaçi për ndarjen nga jeta të babait të tyre.

Berisha tha në emisionin "Çim Peka LIVE", se nuk ka dashur ta bëjë publike këtë fakt, duke mos dashur të futet në debate politike të panevojshme. Ai shprehu keqardhje që Gjykata Speciale nuk e la ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të merrte pjesë në varrimin e të atit.

"I kam marrë në telefon. Nuk kam bërë një mesazh publik. Kam marrë në telefon kryefamiljarin e tyre, i kam shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera për humbjen e të atit të tij të nderuar dhe ata janë familje e nderuar. Ndjej keqardhje shumë të madhe që nuk i dhanë leje, por nuk e gjykova që të hy në debatin se ai, ishte një veprim absolutisht pa asnjë bazë dhe krejtësisht i pajustifikuar, ishte një veprim keqdashës, personal.

Se ti siç e prure me roje për ta parë në spital, po me roje sille ti bëjë lamtumirën e fundit. E prurët me 5-10 me maska e me të gjitha për ta vizituar në spital, leje të përcjellë dhe të atij, ka qenë president republike. Unë i kam shprehur familjes së Thaçit, vëllait të tij kryesor, ngushëllimet e mia më të ndjera, e nuk e kam parë të arsyeshme të bëj debate politike", tha kreu i PD, Sali Berisha. 

sali berisha haxi thaci hashim thaci

Sondazh

Poll