Politike

"Listat e PD me PS, si nata me ditën", Berisha: Lista jonë e hapur është lista e betejës, janë forcë natyrale elektorale

Sali Berisha u shpreh se në listat e socialistëve ke tre kategori.

19 Mars 2025, 22:25 Nga r.ll
"Listat e PD me PS, si nata me ditën", Berisha: Lista jonë e
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha shprehet se është e pamundur të bësh krahasime mes PD dhe PS, për listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Berisha tha se të krahasosh këto dy lista është si të krahasosh natën me ditën. Sipas Berishës, në listat e socialistëve ke tre kategori.

Berisha: Të krahasosh listat e PD me PS, të thuash që po krahason ditën me natën, është pak. Ka 3 kategori listash në PS: 1- lista e pengjeve të Skapit, 2- e patronazhistëve, 3- e turistëve.

Gjatë fjalës së tij ai ka vlerësuar maksimalisht listën e hapur të PD-së, të cilët sipas tij janë kandidatët më të fuqishëm që ka pasur ndonjëherë kjo forcë politike. 

Berisha: Nqs quani listë vetëm listën e mbyllur atëherë e keni gabim. Lista e hapur është lista e betejës, e kalorësve. Ajo ka më të fuqishmit kandidatë që ka pasur ndonjëherë PD, lista e hapur.

Pyetje: I latë në listë të hapur për të bërë betejë?

Berisha: Edhe ajo qëndron. Spo them që kisha vende por edhe ajo është një qëllim. Se ka prej tyre që janë forcë natyrale elektorale. Dhe nuk është një por janë disa që janë të lemeritshëm në fushatë. Ka njerëz me nje reputacion absolut.

sali berisha

Sondazh

Poll