Politike

Pse nuk u bashkua me koalicionin "PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore"? Lapaj: Më këtë filozofi...

Lapaj u shpreh se opozita aktuale ka luftuar për një sistem të mbyllur, që sipas tij është e njëjtë si forca në pushtet. 

19 Mars 2025, 22:35 Nga r.ll
Pse nuk u bashkua me koalicionin "PD- Aleanca për Shqipërinë
adriatik lapaj

TIRANË- Drejtuesi i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka treguar mbrëmjen e sotme se pse nuk iu bashkua koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Lapaj u shpreh në emisionin "Opinion" se opozita aktuale ka luftuar për një sistem të mbyllur, që sipas tij është e njëjtë si forca në pushtet. 

“Në fakt me këtë filozofi erdhi Rama në 2013-ën, duke bërë koalicion edhe me krimin, duke bërë aleancën e qelbësirave, që siç duket 12 vite më vonë e ka futur vendin në qorrsokak. Nëse votat ikin, i ikin një opozite që deri tani ka luftuar për një sistem të mbyllur, që për mua është njësoj si forca në pushtet. Të dyja palët u bënë bashkë për një sistem të mbyllur”, tha Lapaj.

Sa i takon listave të kandidatëve për deputet të forcave të tjera politike, Lapaj u shpreh se "ajo që ka ndodhur me sistemin aktual është se janë mbajtur jashtë vlerat dhe njerëzit e mirë”.

adriatik lapaj

Sondazh

Poll