Politike

"Nuk njihet më Tirana", Rama nga Njësia 4: Do marrin shtëpi dhe ata që kanë bërë aplikimin e gabuar nga tërmeti, nuk do t’i lëmë në rrugë

Ai ka njoftuar se do të çelet një fond ekstra për të gjithë ata që kanë bërë aplikimin gabim. 

19 Mars 2025, 22:52 Nga N.F
"Nuk njihet më Tirana", Rama nga Njësia 4: Do marrin
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim në Njësinë 4. Rama gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me investimet dhe rindërtimit të ‘5 Majit’. Ai ka njoftuar se do të çelet një fond ekstra për të gjithë ata që kanë bërë aplikimin gabim. 

Rama gjithashtu ka lavdëruar punën ndër vite që është bërë në Tiranë duke u shprehur se nuk njihet më Tirana. Sipas tij çdo problematike më rrugët, ujin, dritat u rregulluan.

"Nuk njihet më Tirana, mbani mend si ka qenë apo jo. Lidhet dhe me faktin që ju hapin sytë qytetit, ju hapën dritat, iku balta. Po vërtet është i pabesueshëmm ndryshimi. Bo ça ka qenë . Kur futesh te rrëpira, aty te shkolla ‘Bajram Curri’.

Ka një problem tani që ka një numër të  konsiderueshëm familjesh, që s’kanë bërë aplikimin e duhur dhe ne nuk mund t’i heqim. Edhe do vendosim një fond shumë të madh për strehimi, për studentët, për profesionistë  dhe për të  ndërtuar edhe shtëpi për studentët. Ku ka në Tiranë lagje kështu me parqe," tha Rama.

rama

Sondazh

Poll