19 Mars 2025, 22:08
Nga N.F
Shabani dhe Lapaj
TIRANË- Nisma Shqipëria Bëhet është një prej subjekteve që ka ambicie për të qenë në parlament, referuar edhe disa sondazheve, por problemi mbetet i njëjtë: pragu në bazë qarku. Koalicioni i drejtuar nga Adriatik Lapaj ka kundërshtuar kodin zgjedhor, për këtë arsye janë vënë re emrat e familjarëve në listat e mbyllura të deputetëve. Në rast zgjedhje, ata do të dorëhiqen për t’u hapur vend të zgjedhurve në garë. Nuk dihet nëse është kjo arsyeja apo këto parti nuk kanë pasur njerëz për të mbushur listat në një proces që e dinë se sa vështirë është të fitojnë.
Veç Adriatik Lapajt, Endri Shabanit dhe Pano Sokos, surpriza e këtyre listave është gazetari Ferdinand Dervishi. Edona Haklaj, po ashtu nga fusha e gazetarisë, konkurron në kryeqytet. Ajo është tërhequr nga gazetaria dhe është angazhuar politikisht me Shqipëria Bëhet. Në listën e Tiranës bie në sy kandidimi i motrave Dorina Prethi dhe Ensuela Ndrejaj. Prethi, avokate, një ndër emrat e promovuar nga Lapaj së fundmi.
E treta në listën e Tiranës është Kleana Xhuveli, ndërsa i 10-i është vëllai i saj, Kristiani. Të dy janë të afërm të kryetarit, Adriatik Lapaj. Dy motrat Papadhima, Aneta dhe Anica Papadhima e shohin veten si kandidatura për deputetë. E para në listë të mbyllur dhe e dyta në listë të hapur.
Motrës së Endri Shabanit, Entela Sulës, i është besuar pozita e fundit e listave të mbyllura të Tiranës, si vendi i 12-të. Partnerja e bashkëkryetarit të Nisma Thurjes, Livia Stavri, e sheh veten të pozicionuar si e dyta në listat e koalicionit, ndërsa motra e saj, Josilda, ka pozitën e 5-të.
Qarku i Beratit solli diskutime të shumta, pasi kryesues në listë është babai i Adriatik Lapajt, Fermani. Sipas tij, ishte vetëm një metodë për të kundërshtuar listat e hapura dhe vendosi që në listën përfundimtare ta zëvendësonte të atin.
Qarku Shkodër udhëhiqet nga Luljeta Bedaj nga Saranda. Listat e Lezhës i hap 79-vjeçari, Lek Ndrejaj, babai i avokates Dorina Ndrejaj Prethi. Në Korçë bie në sy, se nëna e Edona Haklajt, Valdetja, është në lista të mbyllura. Në qarkun e Gjirokastrës, lista kryesohet nga një kuksiane si Fabjola Biçaku, ndërsa surpriza është Genti Kame. Aktori ka zgjedhur të kandidojë nën siglën e Nisma Shqipëria Bëhet në një qark mjaft të vështirë, siç është Gjirokastra.
Në Fier, inxhinieri i njohur në rrjetet sociale, Azmer Duleviç, është kandidatura më e njohur e Lapajt dhe Shabanit. Inxhinieri ka qenë më herët pranë Lulzim Bashës, por vendosi të kandidojë nën logon e Shqipëria Bëhet. Në listat e Fierit bien në sy edhe dy prindërit e avokatit Ervis Çela, që kandidon në Tiranë. Xhemilja dhe Përparimi janë listuar të tretët dhe të katërtit. Po ashtu, një vend ka dhe për ish-banoren e Big Brother-it, Briseida Xhelaj, në këtë listë./ TCH
adriatik lapaj nisma shqiperia behet
Politike
19 Mars 2025, 22:09
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ish ambasadorët amerikanë në Shqipëri, Donald Lu dhe Yuri Kim, jan&...
Politike
19 Mars 2025, 22:06
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Legjislatura aktuale ka shfaqur dobësi të ndjeshme në aspektin e cilësisë së jetës parlamen...
Politike
19 Mars 2025, 22:03
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha foli komentoi mbrëmjen e sotme edhe për zëvendësimin e ish-ambasadores ...
Politike
19 Mars 2025, 22:03
N.F
Celibashi
TIRANË- Sipas të dhënave të Komisionit qendror të zgjedhjeve rreth 75 mijë votues nga diaspora do të votojn&eu...
Politike
19 Mars 2025, 22:01
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Për herë të parë, gara për karrigen e deputetit pritet të ndikohet fort edhe nga diaspora, e cil...
Politike
19 Mars 2025, 21:57
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi mbrëmjen e sotme pjesë nga programi qeverisës i P...
Politike
19 Mars 2025, 21:59
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kodi zgjedhor përcakton që një parti të futet në parlament, duhet së paku të marrë nj&...
Politike
19 Mars 2025, 21:57
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në një analizë krahasimore, Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lart&eum...
Politike
19 Mars 2025, 21:53
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Referuar mënyrës se si kryetarët e partive kanë përzgjedhur kandidatët në listat e bër...
Politike
19 Mars 2025, 21:26
N.F
Basha dhe Rama
TIRANË- Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës nuk kanë të ndalur. Rama në një video të pu...