Politike

"Yuri Kim e zëvendësuar, Blinken non grata në SHBA"/ Berisha: Disponoj dokumenta nëse autoritetet duan t'i hetojnë

Berisha u shpreh se zgjidhja e fundit është që Yuri Kim të dalë para drejtësisë pasi sipas tij ajo ka kryer akte korrupsioni në Shqipëri.

19 Mars 2025, 22:03 Nga r.ll
"Yuri Kim e zëvendësuar, Blinken non grata në SHBA"/
sali berisha

TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha foli komentoi mbrëmjen e sotme edhe për zëvendësimin e ish-ambasadores së ShBA në Tiranë, Yuri Kim si Zëvendëssekretar Shteti për EuroAzinë.

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, Berisha theksoi se ndjehet i kënaqur nga këto zhvillime, edhe me vendimin e presidentit të SHBA, Donald Trump për Antony Blinken si person ‘non grata’ në institucionet amerikane.

Berisha u shpreh se zgjidhja e fundit është që Yuri Kim të dalë para drejtësisë pasi sipas tij ajo ka kryer akte korrupsioni në Shqipëri. Ai tha se disponon edhe indicie të forta për autoritetet nëse do vendosin ta hetojnë. 

Pyetje: Tani është zyrtare Yuri Kim është zëvendësuar nga Ander Stow që është Zëvendëssekretar Shteti për EuroAzinë.

Berisha: Ajo duhet të shkojë para drejtësisë. Atëherë them se është zgjidhja. Ajo ka pasur akte korrpusioni në Shipëri për të cilat jam shprehur publikisht. Disponojn indicie shumë të fortë për autoritetet nqs ato duan ta hetojnë. Ato që i kam thënë unë asaj i kam pasur 100% të faktuara dhe të dokumentuara.

Pyetje: Dy ambasadorë që kanë hartuar dosjen tuaj dalin nga sistemi diplomatik në DASH, Sali Berisha kthehet ligjërisht kryetar i opozitës. Ndjen ndonjë kënaqësi shpirtërore?

Berisha: Sigurisht ndjehem. Ndjehem edhe për atë që është ‘non grata’ në vendin e vetë. Ndjehem s’mund ta fshehë. Njeri pa dinjitet që s’mund të merrte kurrë një vendim të tillë, i papërgjegjshëm. Besoj se drejtësia amerikane do flasë për të. Nqs nuk ka kërkuar marrëveshje si puna e kësaj tjetër që kishte bërë marrëveshje.

sali berisha

Sondazh

Poll