19 Mars 2025, 16:56
Nga r.ll
andras shcieder
BRUKSEL- Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian vendosi që të shtyjë për në muajin qershor miratimin e progres-raportit për Shqipërinë, i hartuar nga raportuesi i BE-së për vendin tonë, Andreas Schieder.
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit konsiderohen si gur prove në arritjen e standardeve të kërkuara nga Brukseli. Gjatë diskutimeve eurodeputetët këmbëngulën në nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.
"Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 Maj. Ne do të monitorojmë nga afër zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, ndërsa për këtë do të ndihmojë edhe zyra që Parlamenti Evropian do të hapë në Tiranë. Kjo është arsyeja se pse ne do ta votojmë raportin për këtë vend në muajin Qershor për të pasqyruar ecurinë e këtyre zgjedhjeve.", u shpreh eurodeputetja Jalloul Muro në seancën e PE.
Ndikim dyshohet se ka pasur edhe arrestimi i Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Eurodeputetët inkurajuan luftën kundër korrupsionit, dhe vunë theksin tek rëndësia e zbatimit të reformave.
"Ne e përkrahim Shqipërinë si shtet pararojë në procesin e integrimit duke nënvizuar se zbatimi i reformave në praktikë ka vlerë më thelbësore sesa thjesht ndryshimi i ligjeve. Ne vlerësojmë rolin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK) në ndërtimin e një historie të hetimit, ndjekjes penale dhe dënimit në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë." tha Schieder.
Mbështetje e qartë u shpreh edhe nga Komisioni dhe Këshilli Evropian, por duke theksuar se për të bërë hapa përpara duhet dialog ndërpartiak dhe gjithëpërfshirës.
"Ky vend duhet të fokusohet në reformat që kanë të bëjnë me kapitujt 23-24 që kanë të bëjnë me shtetin ligjor për të thelluar luftën e nisur ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëria ka bërë një zgjidhje strategjike duke e njehsuar plotësisht politikë e jashtme me atë të BE-së.", u shpreh një tjetër eurodeputete.
Gjatë diskutimeve eurodeputetët këmbëngulën në nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias. Ata paralajmëruan politikanët që shprehen kundër cënimit të punës së institucioneve të pavarura. Bënë thirrje për emërimin e prokurorëve shtesë në Prokurorinë Speciale si dhe ngritjen e një njësie të hetimit financiar.
andras schieder parlamenti evropian
Politike
19 Mars 2025, 16:49
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për mes një postimi në "Facebook" pas zbulimit të një varre...
Politike
19 Mars 2025, 15:07
N.F
Sorensen
KOSOVË- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka vijuar edhe ditën e sotme vizitat e tij n&eu...
Politike
19 Mars 2025, 13:58
M.B
Elman Abule
TIRANA- Biznesmeni Elman Abule ka dalë nga ambientet e SPAK pas gati 4 orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e Posa&cc...
Politike
19 Mars 2025, 13:35
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të nisë një het...
Politike
19 Mars 2025, 13:21
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se nëse PD vjen në...
Politike
19 Mars 2025, 13:05
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot në një konferencë për shtyp edhe replikat online t&e...
Politike
19 Mars 2025, 12:45
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët është pyetur edhe n&e...
Politike
19 Mars 2025, 12:46
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp u shpreh se ka dhënë tr...
Politike
19 Mars 2025, 12:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp komentoi pritjen entuziaste ...
Politike
19 Mars 2025, 12:38
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët është pyetur në l...