Politike

Nën hetim për çështjen "Veliaj", biznesmeni Elman Abule del nga SPAK pas thuajse 4 orësh

Ai mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:00, i shoqëruar nga efektivët pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhe doli në orën 13:50.

19 Mars 2025, 13:58 Nga M.B
Nën hetim për çështjen "Veliaj", biznesmeni
Elman Abule

TIRANA- Biznesmeni Elman Abule ka dalë nga ambientet e SPAK pas gati 4 orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm. Abule është nën hetim për dosjen e kryebashkuakut të Tiranës Erion Veliajt. Ai mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:00, i shoqëruar nga efektivët pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhe doli në orën 13:50.

Abule po hetohet për pastrim parash teksa i u vendos në pranga më 10 shkurt. Më 13 mars, Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie" për biznesmenin Elman Abule. Gjyqtari Engert Pëllumbi ka lënë të pa ndryshuar masën "detyrim paraqitje" për Shkëlqim Fushën, Gentian Sulën dhe Meriman Palushin.

Çështja "Veliaj"

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

 

elman abule

Sondazh

Poll