19 Mars 2025, 13:21
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se nëse PD vjen në pushtet brenda 100 ditëve të para votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë. Berisha tha se e gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje. Berisha shtoi se Vilma Nushi dhe Tom Doshi do humbasin çdo licencë dhe do ndëshkohen.
Ndërkohë që më tej Berisha ka deklaruar se do të hapë çështjen e tokave të Ramës në Dhërmi, për të zbuluar pronësinë e vërtetë të tyre. Duke deklaruar këtë, Berisha theksoi se do të bëhet auditi dhe do tu merren tokat dhe ndërtime, që janë plaçkitur.
Pjesë nga fjala e Berishës:
100 ditët e para, garantoj çdo qytetar shqiptar, se: Një, votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë. E gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje.
Dy vetë procedohen, Vilma Nushi dhe Tom Doshi humbasin çdo licencë dhe shitja e ilaçeve që kanë bërë ata jashtë standardeve do u rikthehet në masa ndëshkimore shembullore, pasi mali, po t’i bëje dhimbjet njerëzore për shkak të ilaçeve që nuk veprojnë, arrijnë një mal i tërë. E keni parë ju në Vuno fshatin pa leje të Vilma Nushit? Nushët në të gjithë dokumentet ishin varfanjakë. Edhe stërgjyshi i Ramës, që tani na del pronar, kishte 4 dhi me dokumente.
Thomai kishte 4 dhi në vathë. U vërsulën tek tokat, absolutisht do t’u merren toka e ndërtime e çdo gjë. Paralajmëroj të gjithë ata që do blejnë në fshatin Rama-Nushi, Nushi-Rama do u konfiskohen vilat. E kemi thënë, auditi i përgjithshëm ka të dhëna të reja shumë interesante që do ua paraqes unë këtu për plaçkitjen që bëri Rama me Nushët tokave në Dhërmi. Do ua sjell këto dokumentet. Të shihni ju se çfarë falsifikimesh janë bërë, do çuditeni.
sali berisha
Politike
19 Mars 2025, 13:05
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot në një konferencë për shtyp edhe replikat online t&e...
Politike
19 Mars 2025, 12:45
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët është pyetur edhe n&e...
Politike
19 Mars 2025, 12:46
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp u shpreh se ka dhënë tr...
Politike
19 Mars 2025, 12:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp komentoi pritjen entuziaste ...
Politike
19 Mars 2025, 12:38
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët është pyetur në l...
Politike
19 Mars 2025, 12:37
M.B
Edi Rama
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar nga burgu listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 ...
Politike
19 Mars 2025, 12:35
B.Z
\
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama i bëri ftesë deputetit d...
Politike
19 Mars 2025, 12:27
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për pjesëmarrjën e PD-së në Konferen...
Politike
19 Mars 2025, 12:04
B.Z
Petrit Vasili
TIRANË - Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar sërish këtë të mërkurë mb...
Politike
19 Mars 2025, 12:15
M.B
Foto nga inspektimi
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja njëherësh dhe ministjra e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ba...