Politike

"Diplomate e korruptuar"/' Berisha: I bëj thirrje Kongresit të hetojë Yuri Kim! Do u vë në dispozicion informacionet që kam

Berisha thotë se ka informacione dhe fakte që vërtetojnë se ish-ambasadorja është e korruptuar ndërsa shton se këto do t'ja vendosë në dispozicion FBI-së dhe Kongresit Amerikan. 

19 Mars 2025, 13:35 Nga B.Z
"Diplomate e korruptuar"/' Berisha: I bëj thirrje Kongresit
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të nisë një hetim për ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

Gjatë konferencës me gazetarët Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmet se Yuri Kim është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit, teksa u shpreh se nuk ka një informacion të sigurt në lidhje me këtë çështje. Lideri demokrat theksoi se Kim është sipas tij një diplomate e korruptuar që duhet të hetohet. 

Berisha thotë se ka informacione dhe fakte që vërtetojnë se ish-ambasadorja është e korruptuar ndërsa shton se këto do t'ja vendosë në dispozicion FBI-së dhe Kongresit Amerikan. 

Berisha: Nuk kam asnjë lajm të sigurt, përveç lajmeve që janë botuar, se ajo është shkarkuar ose jo. Ajo çfarë unë them, ajo në deklaratat e mia ka qenë diplomate e korruptuar dhe unë kam ftuar FBI-në, kam ftuar Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe ato informacione që unë disponoj, jam i gatshëm të ua vë në dispozicion.

sali berisha yuri kim kongres amerikan

Sondazh

Poll