Politike

"Të dashurit janë me faza!" Replikat online mes Ramës dhe Bashës, Berisha: Atë që e kishin të fshehtë, e nxorën hapur

Ironia e tij vijon teksa thotë se dashuritë janë me faza dhe tani sipas tij, Rama dhe Basha kanë hyrë në fazën e "dashurisë së shfaqur publikisht".

19 Mars 2025, 13:05 Nga M.B
"Të dashurit janë me faza!" Replikat online mes Ramës
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot në një konferencë për shtyp edhe replikat online të këtyre ditëve mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha. Berisha thotë me ironi se atë që e kishin të fshehtë, e nxorën hapur. Ironia e tij vijon teksa thotë se dashuritë janë me faza dhe tani sipas tij, Rama dhe Basha kanë hyrë në fazën e "dashurisë së shfaqur publikisht".

"Atë që e kishin të fshehtë e nxorën hapur, mund të them se dashuritë janë me faza, kanë fazën publike, e kishin, tani dolën publikisht, zoti ua shtoftë", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll