Politike

Sorensen viziton Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë: ​Zbardhja e fatit të personave të zhdukur, prioritet në dialog!

Sorensen tha se zbardhja e fatit të personave të pagjetur është domosdoshmëri humanitare.

19 Mars 2025, 15:07 Nga N.F
Sorensen viziton Institutin e Mjekësisë Ligjore në
Sorensen

KOSOVË- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka vijuar edhe ditën e sotme vizitat e tij në Kosovë. Sorensen vizitoi sot Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Për mes një postimi në "X" ai theksoi se zbardhja e fatit të personave të zhdukur është prioritet në dialog. Sorensen tha se zbardhja e fatit të personave të pagjetur është domosdoshmëri humanitare.

“Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një domosdoshmëri humanitare. Familjet ende presin të mësojnë për të dashurit e tyre…. Kjo është arsyeja pse personat e zhdukur janë prioritet për mua në dialog”, shkroi Sorensen.

Diplomati danez po qëndron në Kosovë, në vizitën e tij të parë prej se ka marrë detyrën e emisarit. Të hënën, 17 mars ai është takuar me krerë institucionalë e partiakë të vendit mes tyre kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.  Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen vizitoi më 18 mars veriun e Kosovës ku qëndroi në pikat kufitare. Sorensen në një postim në X shkroi se është bërë shumë në veri të vendit dhe se ata duhet të rifillojnë punën e mbetur pa vonesë. Gjatë vizitës, Sorensen ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani.

sorensen ne kosove

Sondazh

Poll