Politike

Berisha: Autostrada Shkodër-Milot dhe bajpasi i Elbasanit do jenë dy veprat e para publike që do ndërtojë qeveria

Lideri i opozitës tha se me ardhjen e PD-së në pushtet toleranca ndaj krimit të organizuar do jetë zero. 

19 Mars 2025, 12:46 Nga E. D
Berisha: Autostrada Shkodër-Milot dhe bajpasi i Elbasanit do jenë dy
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp u shpreh se ka dhënë tre premtime shumë të rëndësishme. Lideri i opozitës tha se me ardhjen e PD-së në pushtet toleranca ndaj krimit të organizuar do jetë zero. Ndër të tjera Berisha përmendi edhe autostrada Shkodër-Milot dhe bajpasi i Elbasanit, ku sipas tij do jenë dy veprat e para publike që do ndërtojë qeveria. Gjithashtu ai u shpreh se këto nisma do të kontribuonin në krijimin e një Shqipërie më moderne dhe konkurruese në nivel global.

"Natyrisht nuk mund të mos them se kishte një rëndësi të veçantë edhe fakti se Sali Berisha është i njohur për mbajtjen e padiskutueshme të premtimeve dhe unë u zotova aty tre gjëra. -Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Jo vetëm ata që nxorën autokolonën më 13 maj, por edhe Beneti që hipte mbi tanket e tyre të blinduara, ata do dënohen të gjithë sipas ligjit.

-Autostrada Shkodër-Milot dhe bajpasi i Elbasanit do jenë dy veprat e para publike që do ndërtojë qeveria e ardhshme dhe do nisë punimet sapo të vijë në pushtet. -Zgjerimi i rrugës së Muriqanit dhe investime të tjera, por unë u ndala në këto objekte kryesore. Prandaj ky është edhe fakti se pse Shkodra dhe shkodranët e kanë pritur me entuziazëm idenë e Shqipërisë Madhështore, e cila fillon me paketën e dhembshurisë dhe pastaj vazhdon me Made in Albania dhe projektet e mëdha, Shqipëria thellësisht high-tech," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll