Politike

"Servili dhe rivali i pabesë"/ Berisha: Njeriu kryesor pas "5D" është Rama pastaj vjen Veliaj

Berisha shton se ‘5D’ nuk ka përfunduar as gjysmën e punimeve se është bllokuar, ndërsa ka ngritur akuza se kreu i qeverisë dje për të ua mbyllur gojën drejtorëve u dërgoi paratë të cilat sipas Berishës janë të konfiskuara.

19 Mars 2025, 12:45 Nga B.Z
"Servili dhe rivali i pabesë"/ Berisha: Njeriu kryesor pas
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët është pyetur edhe në lidhje me aferën "5D" ku disa ish-drejtorë dhe zyrtarë të Bashkisë së Veliajt u arrestuan. 

Berisha ngriti akuza se pas kësaj afere sipas tij qëndron kryeministri Rama. Berisha thotë se Veliaj është i zhytur thellë në këtë aferë por më shumë ndikim ka patur Arbjan Mazniku. 

Sipas Berishës Mazniku ka firmën 3-4 herë tek ‘5D’ si autoritet kontraktues. Berisha shton se ‘5D’ nuk ka përfunduar as gjysmën e punimeve se është bllokuar, ndërsa ka ngritur akuza se kreu i qeverisë dje për të ua mbyllur gojën drejtorëve u dërgoi paratë të cilat sipas Berishës janë të konfiskuara.

Pjesë nga fjala e Berishës

Është një vendim i djeshëm ky, aktakuza më e madhe për Edi Ramën, është akti që dëshmon para çdo shqiptari se njeriu prapa ‘5D’ është Edi Rama.

Kthehemi këtu bashkë kur doli çështja. Informata nga personel që merrej me hotelin më luksoz që ndërtohet në Durrës, erdhën se aksioner kryesor në këtë hotel është Olsi Rama, pra është Edi Rama dhe unë ua thashë ju këtu dhe unë e denoncova 2-3 herë këtë fakt.

Tani çfarë ndodh? Erion Veliaj padyshim që ishte përgjegjës dhe ai në ‘5D’ dhe i zhytur thellë. Në fakt ishte Mazniku më shumë. Një fakt duhet ta dini dhe ju. Nëqoftëse midis Veliaj dhe Ramës kishte një marrëdhënie si midis një servili, por dhe rivali të pabesë, njeriu i direkt i Edi Ramës në bashki ishte Mazniku.

Mazniku ka firmën 3-4 herë tek ‘5D’ si autoritet kontraktues, e ka dhe Erioni në 2-3 raste. Tani çfarë ndodhi? A e dini ju çfarë është ai 200 mijë eurosh? Është shumë interesant. Ai 200 mijë euro është një pagesë që përfaqëson një fond të ngurtësuar, të cilat kompanitë janë të detyruar ta ngurtësojnë si punë sigurie, gjersa përfundojnë objektin dhe e marrin mbrapsh kur përfundon objekti. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e kiostudios.

Por ‘5D’ nuk ka përfunduar as gjysmën e punimeve, se është bllokuar dhe Edi Rama dje për të ua mbyllur gojën drejtorëve u dërgoi paratë që janë të konfiskuara dhe ato. Pra Edi Rama kreu një akt ekstrem. U ktheu paratë kompanisë së inkriminuar ‘5D’, duke dëshmuar, Erion Veliaj nga burgu, nuk ua kthente dot paratë, tani kryetar defakto i bashkisë është Rama. Tani del se ‘5D’ është kompani me padrino kryesor Edi Ramën.

Ndaj dhe e dërguan dosjen në gjyq pa asnjë akuzë për Erion Veliajn, pa asnjë akuzë për Maznikun dhe pas asnjë akuzë për Edi Ramën dhe Olsi Ramën. Është Uluziu. Uluziu shkoi i futi, i tha merre telefonin, ai i dha helmin. Atij mirë ja bënë, po ti besosh Uluziut, që është standarti më...

sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll