Politike

Zgjedhorja bashkon opozitën me PS/ Tryeza finalizohet me marrëveshje, Basha: Të mos humbim më kohë!

14 Janar 2020, 10:28 Nga DOSJA
Zgjedhorja bashkon opozitën me PS/ Tryeza finalizohet me marrëveshje,

TIRANË- Pas gati 1 viti, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur “gjuhën”. Tryeza e dialogut që u mblodh sot në orën 13:00, dhe ku morën pjesë përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Damian Gjiknuri bashkë me Rudina Hajdarin, si përfaqësuesit e PS dhe opozitës parlamentare, njëherazi edhe dy bashkë-kryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, u finalizua me një marrëveshje. (Lexo këtu). Nga ky takim, palët ranë dakord që të krijohet një Këshill Politik me të gjitha partitë, 2 ekspertë nga opzota të punojnë me Hajdarin dhe Gjiknurin për Reformën, të kërkohet asistencë për çdo çështje të paqartë nga OSBE/ODIHR, ndërsa afati final për miratimin e reformës, u la 15 marsi.

Ky takim u parapri nga një sërë lëvizjesh në kampin opozitar. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në selinë blu me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, dhe aleatët e PD. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllur dhe në përfundim kryedemokrati foli edhe për gazetarët, ku dha dy emrat që opozita ka përcaktuar për dialog me Partinë Socialiste.

Basha tha se Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë dy emrat që opozita do të ulë në tryezën për Reformën Zgjedhore, që do të zhvillohet sot në orën 13:00, megjithëse kur u pyet nga gazetarët, Basha tha se nuk ka dijeni për një tryezë të tillë.

Pyetjes, se a do të ulet PD dhe Basha me Damian Gjiknurin, pas gati 2 vitesh akuza për përfshirje në krim zgjedhor, kryedemokrati iu përgjigj se “ne kemi zgjedhur përfaqësuesit tanë. S’më intereson kë zgjedh PS”.

Ndërkohë që në fjalën e tij, Lulzim Basha theksoi tri kërkesa të panegociueshme të opozitës në këtë tryezë për Reformën Zgjedhore. Thelbi i të cilave qëndron në miratimin dhe hartimin e Reformës. Opozita kërkon që reforma të hartohet jashtë Parlamentit, pra duke aneksuar kështu opozitën e re, ndërkohë të miratohet brenda tij, duke përfshirë këtu indirekt edhe opozitën e re.

3 kërkesat: 1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike. 2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive. 3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

Jo më larg se dy ditë më parë, kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti thirrjen për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për të parë amendamentet e opozitës për Reformën Zgjedhore, teksa la të hapur mundësinë për zgjedhjen e çdo lloj sistemi që populli kërkon për sistemin zgjedhor, megjithëse nuk përcaktoi qartë se cila do të ishte metoda mbi të cilën populli do të jepte verdiktin për sistemin zgjedhore.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleatet e pd damian gjiknuri kriza politike ne shqiperi lulzim basha oerd bylykbashi petrit vasili rudina hajdari aleatet e pd damian gjiknuri kriza politike ne shqiperi lulzim basha oerd bylykbashi petrit vasili rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 14 Janar 2020, 09:31

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka reaguar sërish sot një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për pushimin e çështjes për L...