Politike

Gjykata pushoi çështjen e Bashës, Taulant Balla s’ndalet, publikon dokumentin e SHBA: Mjaftueshëm për të hapur hetim të

14 Janar 2020, 08:17 Nga DOSJA
Gjykata pushoi çështjen e Bashës, Taulant Balla s’ndalet,

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk ka mundur që ta pranojë vendimin e Gjykatës së Tiranës për kryedemokratin Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së. Pas reagimit të djeshëm, mëngjesin e sotëm Balla ka postuar sërish disa dokumenta të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, në të cilat vetëm një është e firmosur nga Basha dhe ajo është fatura e Muzin. Socialisti Balla pretendon se këto janë fakte të reja të mbledhura dhe me to do të bëjë një kallëzim të ri penal, pas pushimit të akuzave të para nga Gjykata.

Për ta kuptuar dosjen “Basha”, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj),”-shkruan Balla në postimin e tij.

Një ditë pas vendimin të gjykatës për pushimin e çështjes së Erion Braçe Taulant Balla, kanë publikuar një dokument, ku shihet firma e kreut të opozitës dhe lobistit Nik Muzin dhe kërkojnë që Prokuroria të nis hetime të tjera, pasi për ta ekzistojnë prova. Dy zyrtarëve të PS, u është përgjigjur ish-deputeti Gent Strazimiri, i cili në një reagim në Facebook, i quan budalllenj.

Gjykata e Tiranës ditën e djeshme ka pushuar çështjen për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Partia Demokratike e ka njohur këtë vendim duke thënë se u vendos drejtësi. Ristani pas lehtësimit nga akuza tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht. Avokati i Bashës, Eduart Halimi, u shpreh se u rrëzuan gjuetitë e shtrigave. Basha nuk ishte i pranishëm në seancë, duke u përfaqësuar nga avokatët e tij.

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata pushon çështjen për bashën lulzim basha pushohet hetimi per bashen taulant balla vendimi i gjykatës për bashën gjykata pushon çështjen për bashën lulzim basha pushohet hetimi per bashen taulant balla vendimi i gjykatës për bashën

Sondazh

Poll