Politike

14 Janar 2020, 09:31 Nga DOSJA

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka reaguar sërish sot një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për pushimin e çështjes për Lulzim Bashën. Në një reagim në mediat sociale, Braçe shkruan se vendimi i gjykatës është i gabuar pasi prova për lobimin e Partisë Demokratike ka, dhe për të mbështetur argumentin e tij ka publikuar dhe një kontratë që është nënshkruar nga Basha dhe Nik Muzim.

“JA KU JANE E JA BEJNE MUUUU! Nuk jane letra bakalli, jane dokumenta zyrtare te depozituara ne agjencine me serioze ne bote; Jane me firme te Nik Muzin e Lulezim Bashes. Prokuroret e gjykatesit ne Tirane nuk kane lejuar te hetohet e gjykohet rreth tyre!”, shton numri dy i qeverisë.

REAGIMI I PLOTË

NUK KA PROVA! NUK KA PROVA! LULZIM BASHA KERKON TE FSHEH IMUNITETIN UNIK PER TE MOS U GJYKUAR KURRE, KESHTU! Prova? JA KU JANE E JA BEJNE MUUUU! Nuk jane letra bakalli, jane dokumenta zyrtare te depozituara ne agjencine me serioze ne bote; Jane me firme te Nik Muzin e Lulezim Bashes. Prokuroret e gjykatesit ne Tirane nuk kane lejuar te hetohet e gjykohet rreth tyre! Zero! Kur nuk hetohet nuk ka prova, afermendsh! Por ne zyra amerikane ato jane, jane publike-ne dallim nga ketu, i shohin e i marrin te gjithe.

Prova thote se Nik Muzin njeriu nen kontrate me PD ka deklaruar zyrtarisht, me shkrim se ka marre per llogari te PD 670 mije dollare! Tani, ose genjen ai nen betim dhe pergjigjet ne Amerike per kete, ose genjejne ketu Lulzim Basha e zarat e tij dhe kane imunitet e as hetohen e as gjykohen. Provat ja bejne muuuuu, imuniteti ndaj drejtesise nuk i ben te padukshme! KRIM I RENDE ELEKTORAL ESHTE KY APO JO?!

Një ditë pas vendimin të gjykatës për pushimin e çështjes së Erion Braçe Taulant Balla, kanë publikuar një dokument, ku shihet firma e kreut të opozitës dhe lobistit Nik Muzin dhe kërkojnë që Prokuroria të nis hetime të tjera, pasi për ta ekzistojnë prova. Dy zyrtarëve të PS, u është përgjigjur ish-deputeti Gent Strazimiri, i cili në një reagim në Facebook, i quan budalllenj.

Gjykata e Tiranës ditën e djeshme ka pushuar çështjen për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Partia Demokratike e ka njohur këtë vendim duke thënë se u vendos drejtësi. Ristani pas lehtësimit nga akuza tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht. Avokati i Bashës, Eduart Halimi, u shpreh se u rrëzuan gjuetitë e shtrigave. Basha nuk ishte i pranishëm në seancë, duke u përfaqësuar nga avokatët e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace gjykata pushon çështjen për bashën lobimi i pd ne shba lulzim basha erion brace gjykata pushon çështjen për bashën lobimi i pd ne shba lulzim basha

Sondazh

Poll