Politike

Samiti i Turizmit, Rama: Mbetemi një destinacion i qëndrueshëm, Klosi: Durrësi u mirëpret në verë

14 Janar 2020, 09:13 Nga DOSJA
Samiti i Turizmit, Rama: Mbetemi një destinacion i qëndrueshëm,

TIRANË- Tiranë ka mirëpritur sot konferencë ndërkombëtare “Turizmi për solidaritet dhe qëndrueshmëri” e organizuar nga Ministria e Turizmit dhe “World Turism Organization”. Në këtë konferencë kanë marr ëpjesë drejtues të lartë të qeverisë shqiptare dhe minsitra të vendeve të Ballkanit dhe të Bashkimit Evropian.  

Konferenca është zhvilluar duke merr shkas nga pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntorit që Shqipërinë, veçanërisht qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës. Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Turizmit tha se turizmi në botë është një sektor me shumë të ardhura për ekonominë. Si shtoi se rindërtimi kërkon kohë ndaj duhet të ndahet informacion i saktë që të parandalohet keqkuptimi. “Turizmi është i aftë të rimëkëmbet më shpejt se sektorët  e tjerë nga fatkeqësisë”.

Nga ana tjetër Ministri i turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se Durrësi, është gati për të pritur turistë në etën e vitit 2020 dhe kërkoi të gjithë të shkojnë me pushime aty. Ndërkohë Rama në një reagim në Facebook, Rama shkruan se ky është një Samit Ndërkombëtar dhe vendet mike të Shqipërisë kanë treguar një solidaritet të rrallë. “‘Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri’. Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin. Jemi gati t’i tregojmë shteteve fqinje se Shqipëria është një leksion solidariteti i rrallë i turizmit, që me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare dhe sigurisht mbetet një destinacion i qëndrueshëm”, shkruan Rama në Facebook.               

Turizmi është një nga sektrorët e rëndësishëm në Shqipëri, që kishte marrë zhvillime të shumë, por u godit nga tërmeti i 26 nëntorit, që ishte i fuqishëm në zonën e Durrësit, ku janë përqendruar dhe investimet më të mëdha në këtë fushë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi edi rama samiti i turizmit turizmi per solidaritetin blendi klosi edi rama samiti i turizmit turizmi per solidaritetin

Sondazh

Poll