Politike

Balla paralajmëroi apelimin e vendit të Bashës/ Strazimiri: Një gjyq ku palë nuk është PS-ja por Prokuroria

14 Janar 2020, 09:53 Nga DOSJA
Balla paralajmëroi apelimin e vendit të Bashës/ Strazimiri:

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar ndaj Taulant Ballës, pasi ky i fundit paralajmëroi se do të apelojë vendimin e gjykatës për Lulzim Bashën.  Në një postim në Facebook, Strazimiri e quan Ballës immbecil rural dhe thekon se në këtë hetimet po i bën i PS-ja dhe jo Prokuroria.

“Immbecili rural Taulant Balla paska paralajmëruar se do të apelojë një vendim gjykate të marrë ndaj kreut të opozitës, në një gjyq ku palë nuk është PS, por prokuroria! Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të demonstrojë pushtet kudo, veçanërisht, në çdo gjë që s’i takon: KENI TË DREJTË! Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të tregojë me arrogancë prej rurali, që ju sundon pavarësisht ligjit, gjithashtu: KENI TË DREJTË!

Nëse pas kësaj, arrini në kokluzionin se, si çdo imbecil rural, edhe ky nuk shijon dot asgjë që ka, veçanërisht nga ato që nuk i takojnë, nëse me arrogancë dhe publikisht nuk ua përplas në fytyrë të sunduarve prej tij, përsëri: KENI TË DREJTË! Problemi fillon tek fakti që edhe ky imbecili rural KA TË DREJTË, sepse NË FAKT KY JU SUNDON! Ky është sot prokurori!  Ky është sot gjyqtari!  Ky është sot edhe “E DREJTA”, pavarësisht sa të drejtë keni”, shkruan Strazimiri.

Ditën e sotme Balla publikoi disa dokumente të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, në të cilat vetëm një është e firmosur nga Basha dhe ajo është fatura e Muzin. Socialisti Balla pretendon se këto janë fakte të reja të mbledhura dhe me to do të bëjë një kallëzim të ri penal, pas pushimit të akuzave të para nga Gjykata.

Një ditë pas vendimin të gjykatës për pushimin e çështjes së Erion Braçe Taulant Balla, kanë publikuar një dokument, ku shihet firma e kreut të opozitës dhe lobistit Nik Muzin dhe kërkojnë që Prokuroria të nis hetime të tjera, pasi për ta ekzistojnë prova. Dy zyrtarëve të PS, u është përgjigjur ish-deputeti Gent Strazimiri, i cili në një reagim në Facebook, i quan budalllenj.

Gjykata e Tiranës ditën e djeshme pushoi çështjen për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Partia Demokratike e ka njohur këtë vendim duke thënë se u vendos drejtësi. Ristani pas lehtësimit nga akuza tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht. Avokati i Bashës, Eduart Halimi, u shpreh se u rrëzuan gjuetitë e shtrigave. Basha nuk ishte i pranishëm në seancë, duke u përfaqësuar nga avokatët e tij.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent strazimiri gjykata pushon çështjen për bashën lulzim basha pushohet hetimi per bashen gent strazimiri gjykata pushon çështjen për bashën lulzim basha pushohet hetimi per bashen

Sondazh

Poll

Politike 14 Janar 2020, 09:31

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka reaguar sërish sot një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për pushimin e çështjes për L...