Politike

Pakti Rama-Basha/ Rudina Hajdari ‘shigjeton’ kreun e PD-së: Kush s’i shërben kryetarit, hidhet në koshin e plehrave

13 Janar 2020, 21:27 Nga DOSJA
Pakti Rama-Basha/ Rudina Hajdari ‘shigjeton’ kreun e PD-së:

TIRANË– Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari tha në “Open” në Top Channel se ndryshimi i sistemit është çelësi për një politikë më të mirë. E pyetur nga Eni Vasili për një pakt të mundshëm mes Ramës dhe Bashës, Hajdari tha se pakti mes tyre është për të mos ndryshuar sistemin.

“Rama me Bashën kanë një pakt për të mos ndryshuar sistemin. Basha po mbijeton dhe nuk po lulëzon në PD, ashtu siç thuhet. Në parti kushdo që nuk i shërben kryetarit hidhet në koshin e plehrave, prandaj duhet ndryshuar sistemi”, tha Hajdari.

“Jam dakord se ndryshimi i sistemit nuk i zgjidh të gjitha problemet por kjo është një fillim i mirë. Prandaj unë e kam mbështetur këtë nismë”, shtoi deputetja.

Marrë nga Hapur.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha rudina hajdari lulzim basha rudina hajdari

Sondazh

Poll