Tërmeti/ Berisha denoncon me emra: Kryetari i Qendrës Administrative në Bubq dhe deputeti Rrahman Rraja vjedhin ndihmat e ban
14 Janar 2020, 06:22Nga DOSJA
Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se në zonën Fushë-Krujës zyrtarët kanë vjedhur ndihmat për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Berisha denoncon se në vjedhje janë përfshirë Qemal Daci, kreu i njësisë administrative Bubq, dhe Anila Baku nëndrejtoreshë e shkollës në Fushë-Krujë. Në denoncimin që ka publikuar Berisha thuhet se në Nikël deputeti Rrahman Rraja ka marrë me qera një magazinë për ndihmat, të cilat merrem nga një person me emrin Bari Koci e shiten në treg.
Denoncimi i plotë
Denoncohet vjedhja e ndihmave humanitare per te demtuarit nga termeti dhe mbrojtja e hajnave zyrtare nga narkoqeveria! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb prsh Zoti Berisha duhet te denonconi kete hajduteri te ndihmava ne magazinat ne fushe kruje.bubq dhe ne nikel. kryetari i qendres administrative bubq Qemal daci nje ish kasap ose tregtar i lopeve te vjedhura qe sot ka tjetersuar pronat shteterore tok e livadhe u kap me 700 litra vaj ne shtepi por shkarkimin e tij e ndali z Brace qe ishte i pranishem ne zonen bubq. ne fushe kruje ndihmat jane palestra e shkolles 9 vjecare ku me shperndarjen merret nendrejtoresha e shkolles Anila baku e Lsi bashkeshorte e Astrtit bakut ish drejtor burgjesh etj kjo ju jep nga 2 badanie e njerzit firmosin per 10 badanie e nje liste te pa e marr te plote me ushqime.ndihmat ne veshmbathje te reja jane derguar per shitje ne treg kjo me ndihmen e punonjesit te bashkis Naim loci kusheri i administratorit fushe kruje z ilir loci. ne nikel deputeti z Rrahman rraja ka marre me qera nje magazin shtetasit myslym karaj e ndihmat merren nga shtetasi bari koci e shiten te shumica market ne tapiz e lutfi topallit kurse rrobat ju jepen romeve per treg. me dijeni te kry te njesise administrative nikel Z besnik deliu. pra vjedhje e hapur e ndihmave keta jane fakte te pakundershtueshme.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari tha në “Open” në Top Channel se ndryshimi i sistemit është çelësi për një politikë më të mirë. E pyetur...
TIRANË– Kreshnik Spahiu hodhi deklarata të forta në Open në Top Channel teksa po flitet për një pakt të mundshëm mes Ramës dhe Bashës.Lulzim Basha ës...
LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike, se ën qarkun e Lezhës ka kryebashkiakë me të shkuar kri...
KOSOVË- Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe ...
DIBËR– Dy vrasjet e fundit të grave, njëra e ndodhur në Mallakastër dhe ajo në Paskuqan, kanë nxitur edhe reagimin e organizmave të grave. Kryetarja e Lidh...
TIRANË– Përfaqësuesi i OSBE-së, Harlem Desir është shprehur i gatshëm të punojë me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit “Anti-shpifje”, të...
TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka I është përgjigjur deklaratave të Ballës, i cili u shpreh se pushimi i çështjes së Lulzim Bash...
DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim është takuar ditën e sotme me banorë të qytetit të Durrësit, të prekur nga tërmeti, ku një muaj e gjysmë pas ...