Politike

PD skanon kryebashkiakët socialistë, Enkelejd Alibeaj: Qerim Ismailaj ka shkuar në Greqi, tërhoqi dosjen e tij

14 Janar 2020, 10:24 Nga DOSJA
PD skanon kryebashkiakët socialistë, Enkelejd Alibeaj: Qerim Ismailaj

TIRANË- I ftuar me Enkel Demin në emisionin ABC-ja e mëngjesit, ishte i ftuar ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe juristi Enkelejd Alibeaj, i cili foli në lidhje me verifikimet që PD po bën për të gjithë kryebashkiakët në vend. Sipas Alibeajt, indiciet se këta persona janë të inkriminuar, vijnë nga publiku, ku më pas kalon në filtra të tjerë verifikimesh.

Po ashtu Alibeaj tha se kryebashkiaku i Mallakastrës, përpara 1 muaji e gjysmë, ka shkuar vetë në Greqi për të tërhequr dosjen penale. Në lidhje me kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Alibeaj tha se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj po mban dosjen e tij në sirtar për të vonuar procesin.

Ne kemi nisur realisht verifikimet për të 60 kryebashkiakët, nga verifikimet e para, rezulton deri më tani të jenë rreth 15 që kemi dyshime të arsyeshme se janë të inkriminuar.

Cilët janë?

Ata që kanë dalë tashmë. Çdo aksion politik i yni është dhe bazohet në verifikime të hollësishme. Por ne këto të dhëna që kemi do të duhet ti analizojmë më hollësisht me legjislacionin vendas. Indiciet shenjat e para vijnë nga publiku. Ne në mënyrë zyrtare e fillojmë verifikimin për të 60 bashkitë, për të gjithë të zgjedhurit. Verifikimet bëhen në mënyrë private, zyrtare por edhe në mënyrë diplomatike, me aq sa kemi mundësi. Pastaj bëhet dhe aksioni ligjor në përfundim. Në rastin e Vaut të Dejës, dokumentacioni i marrë nga ana jonë është autentik, por megjithatë do të duhet të verifikohet në rrugë zyrtare, i është dërguar Prokurorisë së Përgjithshme. Po çfarë ka ndodhur? Që Prokuroria e Përgjithshme të marrë dokumentacionin në Itali, zyrtarisht dokumentacioni kalon nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë shqiptare, dhe asaj italiane. Por çfarë ka bërë Ministrja shqiptare e drejtësisë Etilda Gjonaj? Këto dokumentacione i mban në sirtar prej 1 muaj e gjysmë e deri më tani, kjo përbën shkelje ligjore penale, e them këtë pasi ky proces duhet të kishte përfunduar tashmë. Në rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, nuk ndodh asnjëherë që të mos dijë gjë. Ai e di, për këtë mund të them se 1 muaj e gjysmë më parë ka shkuar vetë në Greqi, për të tërhequr dosjen penale, por po të flasim me terma ligjor, nëse rezulton se je i dënuar, qoftë edhe në mungesë, dhe nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit, shkarkohesh nga detyra. Mos dijenia mund të përdoret në një situatë tjetër.

Marrë nga abcnews.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per qerim ismailajt enkelejd alibeaj qerim ismailaj akuzat e pd per qerim ismailajt enkelejd alibeaj qerim ismailaj

Sondazh

Poll

Politike 14 Janar 2020, 09:31

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka reaguar sërish sot një ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për pushimin e çështjes për L...