Politike

Foli si ekselente tek Rama, kreu i FRPD: Shala ka punuar në Bashkinë Tiranë (Studentja ka qenë dhe pjesë e PD)

12 Mars 2019, 13:05 Nga DOSJA

TIRANË- Një studente ekselente rikthyer dhe një herë luftën politike dhe debatin për punësimin e studentëve ekselentë në adminsitratë nga Pakti për Universitetin.

Në takimin me Ramën studentja ekselente, Enkelana Shala, tregoi rastin e saj që kishte përfunduar studimet me nota të larta dhe kishte arritur që të fitonte punën në portalin “Punë të Mbarë”.

Menjëherë pas mbarimit të takimit të Ramës me studentët, ka reaguar dhe Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili shkruan se Shala ka qenë e punësuar në Bashkinë e Tiranës në vitin 2016.

Kur as rrena s’te ben me derman! Platforma “Pune te Mbare” sjell mashtrimin e rradhes te Edi Rames. Ekselentja Enkelana Shala qe foli e mallengjyer e me fjale te embla perpara Liderit Suprem qe i gjeti pune per shkak te merites, rezulton prej tetorit 2016 e punesuar ne Bashkine e Lali Erit, ne Ndermarrjen nr.3 te Punetoreve te Qytetit.

Ne 2015 nderkohe ka bere intership prane Ministrise se Jashtme. Aktivitet e Rames “t’u hedhim hi syve shqiptareve” nuk e shpetojne dot me! Koha ka ardhur per ta shembur njehere e mire sistemin e genjeshtert qe ka ngritur Edi Rama ne cdo qelize te qeverise e ne cdo cep te vendit”, shkruan Këlliçi.

Por Dosja.al mëson se Enkelana Shala, ka qenë në radhët e Partisë Dmokratike në vitin 2009. Më tej të njëjtat burime thonë se  ajo ka qenë zëvendës zëdhënëse ne PD-së në Kukës.

Ndërkohë ka reaguar dhe Shala me anë të një postimi në Facebook, ku ka treguan listën e notave dhe shkruan: Në ndihmesë të publikut.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belind kelliçi enkelejda shala punesim i studenteve studentet me ramen belind kelliçi enkelejda shala punesim i studenteve studentet me ramen

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2019, 10:28

Veliaj përshëndet Rudina Hajdarin duke gënjyer

TIRANE- Erion Veliaj, e ka përshëndetur vendimin e Rudina Hajdarit, por edhe agumentimin që i bëri ajo qëndrimit të saj tek Zëri i Amerikës. (Lexo ketu)“Rudina ...