Sport

Atletico-Arsenal, po vjen një shkëmbim i bujshëm! Dy yje duan largimin

13 Janar 2020, 21:40 Nga DOSJA
Atletico-Arsenal, po vjen një shkëmbim i bujshëm! Dy yje duan

Arsenali dhe Atletico Madrid duket se do të bëjnë një super operacion në merkato. Bëhet fjalë për dy lojtarë francezë, Alexandre Lacazette dhe Thomas Lemar.

Sulmuesi aktual i “Topçinjve” ka problemin se nuk ndihet lojtar kryesor në Londër. Atje gabonezi Pierre-Emerick Aubameyang është pyka që duan të gjithë. Kjo e ka bërë që të mos rinovojë kontratën dhe tek Atletico Madrid ka më shumë shanse aktivizimi.

Lemar, ndërkohë, penalizohet nga sistemi i bardhekuqve dhe nuk po luan me kryeqytetasit spanjollë. Nëse e mbani mend, Arsenali ishte gati të paguante 90 milionë euro për të, kur ishte te Monaco. Kalimi i tij në “Emirates Stadium” mund të realizohet me vonesë, ama me më shumë minuta se tek Atletico Madrid.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal atlético merkato arsenal atlético merkato

Sondazh

Poll