Sport

Flamurtari sfidon FIFA-n pas dënimit: Prisni transferime në janar

13 Janar 2020, 19:17 Nga DOSJA
Flamurtari sfidon FIFA-n pas dënimit: Prisni transferime në janar

Flamurtari nuk do t’ia dijë për FIFA-n!

Institucioni më i lartë i futbollit botëror ka dënuar klubin kuqezi me ngrirje të merkatos për tre sesione radhazi, por në Vlorë e kanë ndarë mendjen: merkato do të ketë.

Kjo është një befasi, sepse vendimi është marrë që në 4 shtator të vitit 2019 për shkak të problemeve të përsëritura me borxhet e pashlyera ndaj futbollistëve.

“Flamurtari Football Club vazhdon punën për forcimin e ekipit në merkaton dimërore të janarit. Në vazhdim prisni zyrtarizimin e të gjitha afrimeve të bëra nga Flamurtari”, – shkruan zyra për shtyp e kuqezinjve.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport denimi fifa flamurtari denimi fifa flamurtari

Sondazh

Poll