Sport

Tifozët nuk e duan më, Milani “skarcon” edhe yllin e radhës

13 Janar 2020, 17:39 Nga DOSJA
Tifozët nuk e duan më, Milani “skarcon” edhe yllin e

Ka afrime, por ka edhe largime. Milani po përgatitet për largimin e katërt këtë janar dhe bëhet fjalë për sulmuesin anësor Suso.

Blerja e tij ka qenë jo pak e bujshme, por tashmë tifozët nuk e preferojnë më. Ecejaket e tij në fushë dhe përpjekjet për të tentuar qendrën e zonës kundërshtare si Arjen Robben janë bërë lodhëse.

Roma ka trokitur në derën e klubit kuqezi dhe Suso pritet të jetë zëvendësuesi i Zaniolos, i cili dje u dëmtua keq në ndeshjen kundër Juventusit. Mesfushori nuk do të luajë më për këtë sezon.

Bisedimet mund të përshpejtohen, sepse Suso e ka kuptuar se nuk ka më vend te Milani. “Djalli” do ta shesë dhe ai gjithashtu do largimin. Zhvillime të reja priten brenda dy ditësh.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport largim milan suso largim milan suso

Sondazh

Poll