Sport

I kërkuan atë që s’e priste kurrë, Neuer kërkon largimin jashtë Gjermanie

13 Janar 2020, 18:31 Nga DOSJA
I kërkuan atë që s’e priste kurrë, Neuer kërkon

Manuel Neuer është në fundin e karrierës, por nuk bën lëshime. Kapiteni i Bayern-it ka marrë një vendim, të cilin askush nuk e kishte menduar.

Klubi bavarez vendosi që portieri i ri, Alexander Nubel, të transferohet me parametra zero në qershor. Ai shihet si e ardhmja e portës së Gjermanisë, por ka rezultuar një problem i madh për kampionët e Bundesligës.

Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic i ka kërkuar kapitenit që të mos luajë titullar në 15 ndeshje në sezon. Kjo, për t’i hapur rrugë të riut Nubel, i cili aktualisht luan te Schalke 04.

“Sa të jem këtu, do të luaj dhe në miqësore!” – ka qenë përgjigjja e veteranit të Bayern-it. Sipas gazetës “Bild”, 33-vjeçari donte të rinovonte, por kjo tani duket e pamundur. Ai po mendon largimin jashtë Gjermanie.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayern neuer ultimatum bayern neuer ultimatum

Sondazh

Poll