Sport

E kryer, Manaj lojtar i Barcelonës! Zbardhen detajet e transferimit

13 Janar 2020, 20:37 Nga DOSJA
E kryer, Manaj lojtar i Barcelonës! Zbardhen detajet e transferimit

Tani është e kryer: Rey Manaj do të prezantohet te Barcelona B brenda javës.

Akordi ndërmjet klubit të tij aktual, Albacete, dhe klubit katalanas është arritur dhe lojtari nga Lushnja do t’iu bashkohet katalanasve.

Për disa kjo është zgjedhje e çuditshme nga ish-sulmuesi i Interit, pasi skuadra e dytë e Barcelonës luan në kategorinë e tretë spanjolle, por Manaj do të ketë shansin të stërvitet me yje si Leo Messi dhe Antoine Griezmann në ndonjë javë kur skuadra e parë ka mungesa.

Sulmuesi sonte do të jetë në Barcelonë. Ai do të prezantohet nesër ose të mërkurën, teksa do të firmosë për 4 vite me klubin blaugrana.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona manaj merkato barcelona manaj merkato

Sondazh

Poll