Sport

Pas Skënderbeut, FIFA dënon edhe një tjetër klub shqiptar!

13 Janar 2020, 17:59 Nga DOSJA
Pas Skënderbeut, FIFA dënon edhe një tjetër klub shqiptar!

Kampionati shqiptar ka probleme serioze dhe nuk do të ishte ndonjë befasi e madhe, nëse futbolli shqiptar mund të ngrijë për disa vite prej skandaleve që prodhon.

Sikur të mos mjaftonte dënimi shembullor i Skënderbeut, FIFA ka njoftuar se një tjetër klub është dënuar rëndë për parregullsi. Bëhet fjalë për Flamurtarin. Vlonjatët nuk mund të transferojnë asnjë lojtar për tre sesione merkatoje.

Sipas lajmit të zbuluar nga “Panorama Sport”, vendimi është marrë që më 4 shtator 2019. Flamurtari është dënuar prej borxheve të shumta që ka, kryesisht të trashëguara ndër vite.

Me këtë dënim të ngjashëm me atë të klubeve si Real Madrid dhe Chelsea, i bie që kuqezinjtë nuk afrojnë dot asnjë lojtar këtë janar, në merkaton e verës 2020 dhe në janarin e 2021-shit.

Gazetarët i pyetën drejtuesit e FSHF-së në vjeshtën e kaluar, kur organi kryesor i futbollit në vend bëri një mbledhje për licencime, nëse ndonjë klub kishte probleme financiare, dhe përgjigjja ishte “jo”.

Gënjeshtër e pastër, sigurisht. Si shumë të tjera që ky institucion ka bërë vitet e fundit. Dikush duhet të ndërhyjë, sepse gjërat po përkeqësohen.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport denim fifa flamurtari denim fifa flamurtari

Sondazh

Poll