Sport

Napoli e pret për vizitat, Rrahmani do bëhet shqiptari i dytë më i shtrenjtë!

13 Janar 2020, 20:58 Nga DOSJA
Napoli e pret për vizitat, Rrahmani do bëhet shqiptari i dytë

Gennaro Gattuso e ka nisur mbarë merkaton te Napoli. Ai ka kërkuar të bëjë disa ndryshime në skuadër dhe presidenti De Laurentiis po ia plotëson dëshirat.

Diego Demme u transferua nga Leipzig për të përforcuar repartin e mesfushës, ndërkohë që një akord është arritur edhe me Stanislav Lobotkan. Ky i fundit ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe nesër pritet zyrtarizimi.

Radhën për t’u zyrtarizuar te Napoli pas tij e ka shqiptari Amir Rrahmani. Napoli do të paguajë 14 milionë euro për Veronën, që zotëron kartonin e mbrojtësit.

Dy klubet kanë rënë dakord që Rrahmani thjesht të bëjë vizitat te Napoli dhe transferimin ta kryejë në qershorin që vjen. Ai do të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë shqiptar, pas Milot Rashicës (duke mos përfshirë këtu lojtarët e kombëtares zvicerane, si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri).

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport merkato napoli rrahmani merkato napoli rrahmani

Sondazh

Poll