Sport

Barcelona, Valverde i shkarkuar! ja emrat që priten të zëvendësojnë teknikun

13 Janar 2020, 19:45 Nga DOSJA
Barcelona, Valverde i shkarkuar! ja emrat që priten të

BARCELONE- Barcelona e ka marrë vendimin mbi të ardhmen e trajnerit Ernesto Valverde, edhe pse jo zyrtarisht, në Spanjë e bëjnë fakt të kryer largimin e trajnerit. Këtë herë, “El Mundo Deportivo” shkruan se në darkë do të mblidhet bordi drejtues për të detajuar ndarjen me trajnerin dhe për të marrë vendimin për të ardhmen, duke shqyrtuar ato që janë tre kandidaturat kryesore.

E para është ajo e Mauricio Poçetinos, i cili është edhe kandidati më i mundshëm për t’u ulur në pankinën e katalanasve, ndërsa janë në garë edhe Setin dhe trajneri i ekipit B, Garsia-Pimenta. Mbledhja e bordit drejtues do të shoqërohet me deklaratën që do të zyrtarizojë si divorcin me trajnerin aktual, ashtu edhe emërimin e pasardhësit të tij në stolin e katalanasve që e nisën edicionin me shumë entuziazëm, por për momentin duken shumë larg pretendimeve të tyre.

E.Ç /Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona ernesto valverde mauricio poçetino shkarkohet ernesto valverde barcelona ernesto valverde mauricio poçetino shkarkohet ernesto valverde

Sondazh

Poll