Politike

Deklarata e Veliajt për Hajdarin, debat në PD, Çollaku: Të përzien stomakun, largo plehrat se s’ke kapele ti për Rudinë

12 Mars 2019, 11:13 Nga DOSJA
Deklarata e Veliajt për Hajdarin, debat në PD, Çollaku: Të

TIRANË- Pas deklaratës interesante të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili tha se kishte respekt për Rudina Hajdarin pas vendimit të saj për të mbajtur mandatin, kanë nisur edhe reagimet politike.(Lexo ketu)

I pari vjen nga Partia Demokratike dhe këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku i cili thotë se Veliaj po përdor vëmendjen e Hajdarit për të marrë kredo politike.

Reagimi i plotë:

Erion,ti nuk ke kapele per Rudinen.
_____
Hipokrizia kete here te perzien stomakun.
Permes gjithe kallaballekut te llafeve per mandatet e opozites,nuk mund te mungonte Erioni kryetari i bashkise.
Ne mes fushates se pemeve,dhe referendumit per diten e Veres,nuk mund te digjte rastin per tu perzier ne kete ceshtje.
Sot e kishte me Rudinen.
Sigurisht keto dite Rudina terheq vemendje,e bashke me vemendjen krijon dhe nje situate jo komode per PD.
Erionit te bashkise me shume se cdo goditje ndaj PD,…Vemendja i duhet.
I kishte ngritur Rudines kapelen.
Gjest delikat,vemendjen e terheq.
Ai..,kundershtari qe jep medaljen e konstruktivitetit kundershtarit,me nje kapele.
Por bashke me vemendjen prej Rudines,kryebashkiaku nuk ka si shmang vemendjen per pirgun e “qelbesirave” ku rri ulur e prej te cileve mori pushtet,karrige dhe zyre.
Ne mes atij pirgu plehrash Erion,qendrojne dhe ata qe ideuan ,sponsorizuan,realizuan e pjesa e mbetur duartrokiten ekzekutimin e babait te Rudines…
Ata jane aty poshte karriges tende Erion,e mbajne fort se u duhet karrigia ,tenderat kullat,impiantet…u duhet paraja Erion,jo ti.
Ti ke zgjedhur tu sherbesh edhe pse te duket se po te sherbejne.
Ndaj pa larguar ate pirg plehrash ku rri ulur Erion…,ti ske kapele per Rudinen.

Ditën e sotme, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, tha se ka respekt për vendimin e Rudina Hajdarit. Hajdari tha dje për Zërin e Amerikës se nuk do e lëshojë mandatin, pasi ky vendim sipas saj bie ndesh me frymën e SHBA dhe BE. Vendimi i Hajdarit nuk u prit mirë nga PD, që menjëherë njoftoi largimin e saj nga Këshilli Kombëtar. 

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj kreshnik çollaku rudina hajdari erion veliaj kreshnik çollaku rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2019, 10:28

Veliaj përshëndet Rudina Hajdarin duke gënjyer

TIRANE- Erion Veliaj, e ka përshëndetur vendimin e Rudina Hajdarit, por edhe agumentimin që i bëri ajo qëndrimit të saj tek Zëri i Amerikës. (Lexo ketu)“Rudina ...