Politike

Rama me studentët ekselentë: Mos u bëni si administrata, ajo të bëhet si ju

12 Mars 2019, 10:39 Nga DOSJA
Rama me studentët ekselentë: Mos u bëni si administrata, ajo

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me studentët ekselentë të cilët kanë zgjedhur që të punësohen pas aplikimit në Platformës Punë të Mbarë.

Deri tani sipas Ramës janë punësuar 373 ekselentë të cilat janë pjesë e adminsitratës publike. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë, u shpreh se kjo është një betejë e fituar, por lufta vazhdon akoma.

Rama ka uruar të gjithë studentët që të kenë suksese në punën e tyre, duke u thënë se  ata nuk duhet të ndikohen nga adminsitrata.

“Adminsitrata të bëhet si ju, jo ju si administrata. Ju duhet të ndikoni ata, jo të ndikoheni nga ai, se ajo është gjithmonë e mirë, ai ka probleme gjithmonë në administratë. Mos mendoni se do dilni në lajme, në lajme del një student ngelës që zihen me profesorin se ai e ka ngelur. Ai del në lajme se bërtet, ndërsa ne këtu nuk dalim në lajme”, tha Rama.

Nga ana e qeverisë këto takime janë një formë dialogu me studentët, pas protestës së tyre që u zhvillua gjatë muajt dhjetor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e studenteve studentet ekselente takim me student edi rama protesta e studenteve studentet ekselente takim me student

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2019, 10:28

Veliaj përshëndet Rudina Hajdarin duke gënjyer

TIRANE- Erion Veliaj, e ka përshëndetur vendimin e Rudina Hajdarit, por edhe agumentimin që i bëri ajo qëndrimit të saj tek Zëri i Amerikës. (Lexo ketu)“Rudina ...