Politike

Moti i keq/ Kryebashkiaku i PD “merr shembull” Erion Veliajn, shtyn festimet për Ditën e Verës

12 Mars 2019, 11:07 Nga DOSJA
Moti i keq/ Kryebashkiaku i PD “merr shembull” Erion Veliajn, shtyn

PËRMET– Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli, ka vendosur të shtyjë që festimet për Ditën e Verës. Shkak për shtyrjen e festimeve duket se është bërë moti i keq, pasi sipas parashikimeve të meteorologëve në Ditën e Verës do të ketë shtrëngata shiu.

Sipas informacioneve mësohet se Shupuli ka njoftuar të gjithë se në Përmet, festimet do të bëhen në datën 17 mars që është ditë e dielë.

Shtyrjen e festimeve më herët e bëri dhe kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili pas një sondazhi online ku votuan 10 mijë veta vendosi që të gjitha aktivitet të bëhen të dielën dhe jo në 14 mars siç ishte parashikuar.

Dita e Verës është një festë e lashtë pagane, e cila festohet edhe në Shqipëri. Kremtimet bëhen në nder të natyrës dhe bimësisë që merr jetë me 14 mars. Ëmbëlsira tradicionale e kësaj ditë është Ballokumja.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj festimet për ditën e verës moti i keq niko shupuli shtyhen festimet per diten e veres erion veliaj festimet për ditën e verës moti i keq niko shupuli shtyhen festimet per diten e veres

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2019, 10:28

Veliaj përshëndet Rudina Hajdarin duke gënjyer

TIRANE- Erion Veliaj, e ka përshëndetur vendimin e Rudina Hajdarit, por edhe agumentimin që i bëri ajo qëndrimit të saj tek Zëri i Amerikës. (Lexo ketu)“Rudina ...