Sport

VIDEO: Ronaldo trullos me dy lëvizje mbrojtësin më në formë të Italisë

12 Janar 2020, 21:32 Nga DOSJA
VIDEO: Ronaldo trullos me dy lëvizje mbrojtësin më në

Nëse thoni se Cristiano Ronaldo duhet të varë këpucët në gozhdë, e keni gabim. Sulmuesi portugez i Juventusit është ende në formë të mirë dhe këtë e tregoi sonte në disa raste në ndeshjen kundër Romës.

Shihni aksionin në minutën e 20-të, kur Smalling, mbrojtës i përmendur si ndër më të fortët e këtij sezoni në kampionatin italian, driblohet nga Cristiano, i cili e trullos me lëvizjet e tij, para se të spostohet drejt fundores për të krosuar.

CR7 është një makineri golash, por edhe një artist në fushë. Ai përpiqet t’i bëjë të gjitha dhe nuk do t’ia dijë për vitet. Nëse ka njeri që vetëm përmirësohet, ai është Ronaldo, 5-herë fitues i “Topit të Artë”.

GOAT CR7 ❤️#Ronaldo pic.twitter.com/1LYLuyexik

— Faris Day-Lewis (@oJUVEo) January 12, 2020

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport driblim juventus ronaldo driblim juventus ronaldo

Sondazh

Poll