Sport

Superkupa e Spanjës/ Asnjë “zhurmë” në 120 minuta, Real Madrid fiton falë “ruletës” së penalltive (VIDEO)

12 Janar 2020, 21:19 Nga DOSJA
Superkupa e Spanjës/ Asnjë “zhurmë” në 120

Në Jeddah u zhvillua finlaja e Superkupës së Spanjës mes Atletico Madrid dhe Real Madrid. 120 minuta, asnjë prej skuadrave nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës 90 minutat e kohës së rregullt ishte Reali në kontroll të lojës duke krijuar rastet më të mira, me Atletikon thuajse gjithmonë në pritje për të gjetur një të çarë në prapavijën kundërshtare. Oblak u detyrua të bënte disa mrekulli.

Ndeshja iu drejtua shtesave, ku këtë herë u deshën edhe ndërhyrjet e Kurtua për të ruajtur rrjetën të paprekur, pasi Atletiko krijoi disa mundësi të mira shënimi. Reali e mbylli sfidën me 10 vetë pasi Valverde u detyrua të ndalonte në mënyrë të parregullt Moratën i cili ishte nisur drejt portës, duke shpëtuar ekipin e tij e duke siguruar që ndeshja të shkonte të paktën me penallti.

Aty, Reali u tregua i pamëshirshëm si zakonisht, duke ekzekutuar me saktësi 4 gjuajtjet e tij, ndërsa Atletiko goditi shtyllën me Saul e më pas Thomas pa që goditja e tij të devijohej nga Kurtua. Me gjuajtjen e saktë të Ramos, Reali nisi festën, duke bërë të tijin trofeun e këtij edicioni shumë të veçantë të Superkupës së Spanjës në edicionin e parë që u mbyll me penallti.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atletiko real superkupa e spanjes atletiko real superkupa e spanjes

Sondazh

Poll