Sport

Pasimi perfekt, “plasin çokollatat” në dyshen Lukaku-De Bruyne

12 Janar 2020, 20:59 Nga DOSJA
Pasimi perfekt, “plasin çokollatat” në dyshen Lukaku-De

Kevin De Bruyne sot vijoi të tregojë aftësitë e tij të rralla me topin dhe çuditi gjithë botën sidomos me një asist fantastik që dha për sulmuesin Gabriel Jesus.

Pep Guardiola është me fat që e ka belgun në skuadër. Ai është gjithmonë në gjendje të dëshmojë se është një prej më të mirëve në botë dhe e bëri këtë në fitoren 6-1 ndaj Aston Villa në kampionat.

Bashkëkombasi i tij, Romelu Lukaku, nuk i ka kursyer lëvdatat për shokun e tij të skuadrës te Belgjika dhe njëkohësisht rivalin e vjetër në Premier League. Ai shkroi në “Twitter” menjëherë pas ndeshjes: “Vëlla, çfarë pasimi…”.

Nuk vonoi përgjigja e mesfushorit të City. “Përgatitu për këtë verë”, shkroi De Bruyne, duke iu referuar Kampionatit Europian 2020 në qershor.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport de bruyne lukaku twitter de bruyne lukaku twitter

Sondazh

Poll