Politike

U tërhoq nga gara në 11 Maj/ Ori Nebijaj: U hapa rrugë të rinjve! Kontributin tim do ta jap në fushatë...

Nebijaj sqaron se ka vendosur të mos jetë në listë si kandidate pasi sipas saj kontributin do ta japë në fushatë duke jua lënë kështu vendin të rinjve që duan të kandidojnë. 

13 Mars 2025, 21:53 Nga B.Z
U tërhoq nga gara në 11 Maj/ Ori Nebijaj: U hapa rrugë të
Ori Nebijaj

TIRANË - Deputetja demokrate Orjela Nebiaj, ka folur mbi dorëheqjen e saj nga gara për deputete në radhët e PD. Nebiaj njoftoi një ditë më parë dorëheqjen e saj pasi ishte caktuar nga drejtuesit në listat e hapura të qarkut të Fierit.

Lidhur me këtë Nebijaj sqaron se ka vendosur të mos jetë në listë si kandidate pasi sipas saj kontributin do ta japë në fushatë duke jua lënë kështu vendin të rinjve që duan të kandidojnë. 

Nebijaj: Në gjithë situatën që ndodhi në këto vite eksperienca nuk ishte shumë e mirë, desha që t’i shkoja deri në fund nuk pendohem, vendimi për të marrë pjesë në primare edhe pse ndodhi limit në kokë ishte për të treguar se nuk i trembem sfidave, lista e Tiranës dhe propozimi për të qenë në Fier, do të ishte më e lehtë që kontributin tim ta jepja në fushatë, prandaj më sheh edhe kaq rehat. Unë thash që vendos që mos të jem në listë si kandidate, të gjithë të marrin kohë dhe t’ja lënë kohës. Ka emra që unë i konsideroj të vjetër dhe prandaj e bëj si ironi që unë si e vjetër po i hap rrugën të rinjve.

 

 

ori nebijaj pd zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll