Politike

Rama e futi në listën e mbyllur të PS-së/ Iris Luarasi: Kur hyn në politikë duhet të ruhesh nga ata që ke afër, jo ata përballë

Luarasi thotë se nuk do të bëjë diçka ndryshe veç asaj që ka bërë vazhdimisht për të mbrojtur kauzat të cilat ajo i beson, ndërsa shton se kur hyn në politikë duhet të ruhesh nga ata që ke afër, jo ata përballë

13 Mars 2025, 21:36 Nga B.Z
Rama e futi në listën e mbyllur të PS-së/ Iris Luarasi: Kur
Iris Luarasi

TIRANË - Pedagogia Iris Luarasi ka komentuar këtë të enjte listat e PS-së me emrat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 Majit. Vetë Luarasi është caktuar në listën e sigurt për Qarkun e Tiranës, dhe lidhur me këtë ajo shprehet se është një emocion më vete.

E ftuar në emisionin "Top Story" Luarasi thotë se nuk do të bëjë diçka ndryshe veç asaj që ka bërë vazhdimisht për të mbrojtur kauzat të cilat ajo i beson, ndërsa shton se kur hyn në politikë duhet të ruhesh nga ata që ke afër, jo ata përballë

Luarasi: Ka emocionet e veta se do të gënjeja, por me moshë njeriu krijon një moment të caktuar të vetin, ka një maturim, si të vijë një ofertë, si të mos vijë, por unë mendoj se një rrugëtim politik e kishim nisur bashkë në studio, kur je opinionist i politikës, nuk mendoj se do të bëj diçka ndryshe veç asaj që kam bërë vazhdimisht për të mbrojtur kauzat të cilat unë i besoj, është një gjë fantastike, e vlerësoj, po të ishte 10 vite para do të kisha fluturuar në qiellin e 7.

Unë jam në një listë të mbyllur, nuk mendoj se do të jetë një parlament i lehtë siç ishte 8 vite më parë. Një mikeshë e imja më tha që kur hyn në politikë duhet të ruhesh nga ata që ti ke afër, jo ata përballë, mendo që në momentin që bëhesh pjesë e formacionit politik duhet ta bësh njësoj luftën, si kur je jashtë si brenda listës se ti ndihmon të kesh më shumë njerëz të llojit tënd.

iris luarasi ps

Sondazh

Poll