Politike

“Përdorte telefonin si i paprekshëm”/ Gazetarja Ola Xama: Veliaj nga burgu porositi fushata dezinformimi për çdo kundështar

Xama tha se Veliaj ka përdorur telefonin si një mjet të paprekshëm dhe se kishte dhënë urdhra për fushata dezinformomi.

13 Mars 2025, 21:43 Nga A.Ll
“Përdorte telefonin si i paprekshëm”/ Gazetarja Ola Xama:
Ola Xama

TIRANË - Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për situatën e paraqitjes së provave të reja nga prokurorët Dumani dhe Dado, duke theksuar se janë zbuluar prova që tregojnë se Veliaj, edhe nga burgu, ka porositur fushata të dezinformimit për çdo kundërshtar të tij, qoftë politik, mediatik, apo juridik.

Ajo tha se Veliaj ka përdorur telefonin si një mjet të paprekshëm dhe se kishte dhënë urdhra për fushata dezinformomi.

Ola Xama: Se cilat janë urdhrat qe Veliaj u ka dhënë mediave, këtë do presim konkretisht ta lexojmë te vendimi i arsyetuar i Gjykatës dhe i zbardhur. Por nga ajo që kemi lexuar në lajme është fakti se fushata të mëdha dezinformimi ndaj prokurorëve te çështjes dhe gjykatësit të çështjes, Erion Bami dhe përfshirë të gjithë njerëzve dhe familjareve të tyre kanë qenë të porositura me qëllimin e vetëm që ti intimidojnë dhe mbasi ti shantazhoj njerëzit e drejtësisë që të bëjnë kujdes te çështja dhe te hetimi i Veliaj.

Nga se nga informacionet që janë bërë publike deri tani, është e qartë që Veliaj ka vazhduar të shkelë ligjin dhe të përdorë telefonin edhe pas kontrollit të tij. Ky veprim tregon jo vetëm naivitet, por gjithashtu dëshmon se ai kishte krijuar një imazh të paprekshmërisë dhe mendonte se askush nuk mund të kishte akses në informacionet e tij, çka është kundër ligjit.

Fushata e dezinformimit është një konfirmim i provave që tregojnë se Veliaj ka përdorur çdo mundësi për të sulmuar dhe manipulur çdo kundërshtar të tij, në arenën politike, në media dhe në fushën e drejtësisë.

 

ola xama dumani erion veliaj ols dado

Sondazh

Poll