Politike

“Urdhër mediave të sulmojnë drejtësinë!" Gazetari: Pse SPAK nuk merr masa ndaj atyre që bënë shantazhin?

Tomorri tha se nëse SPAK ka prova për këto sulme, duhet të ketë marrë masa ndaj atyre që i zbatuan këto urdhra.

13 Mars 2025, 21:50 Nga M.B
“Urdhër mediave të sulmojnë drejtësinë!"
Klodian Tomorri dhe Erion Veliaj

TIRANA- Gazetari Klodian Tomorri komentoi sot procesin ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt dhe urdhrat që mendohet se u ka dhënë mediave të njohura për të sulmuar drejtësinë. I  ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" Tomorri tha se nëse SPAK ka prova për këto sulme, duhet të ketë marrë masa ndaj atyre që i zbatuan këto urdhra. Tomorri shprehet se ai është i shqetësuar që nuk ka pasur masa apo akuzë ndaj personave që kanë qenë pjesë e këtij skenari të orkestruar.

“Ajo që më bën përshtypje në gjithë këtë është që pse nuk ka masa apo akuzë për palën tjetër. Se nëse SPAK thotë se Veliaj nga burgu ka urdhëruar, orkestruar dhe dirigjuar në sulm shantazhi ndaj njerëzve të drejtësisë atëherë pse nuk është marrë masë ndaj atyre aktorëve që e kanë vënë në jetë këtë sulm. Në këtë rast nëse SPAK pretendon se ka sulm, pse nuk ka masa për ata njerëz që janë bërë pjesë e këtij skenari, pra nëse ka fakte që ka ndodh do të duhej te kishte masa edhe në krahun tjetër”, tha Tomorri.

erion veliaj

Sondazh

Poll