13 Mars 2025, 21:33
Nga DOSJA
foto nga emisioni
TIRANË- Ardit Bido do të kandidojë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, ku është pjesë e listës së hapur të PS për qarkun e Vlorës. Bido duke folur në një lidhje të drejtpërdrejtë për Top Story në Top Channel, u shpreh i sigurt se po hyn në një garë për të fituar. Bido gjatë intervistës argumentoi ofertën që ka për qytetarët e qarkut të Vlorës. Bido po ashtu tha se sa qytetarë do t'i besojnë votën, mbetet për tu parë.
Pjesë nga intervista:
Ardit Bido: Unë jam besimplotë. Po hyj në një garë për të fituar, përfaqësuar zonën ku jam lindur dhe jam rritur. Ka ardhur momenti që të përfaqësohet nga djemtë e këtij qarku. Kam 17 vite në jetën publike.
Grida Duma: Sa vota do arrish të mbledhësh?
Ardit Bido: Do kërkoj vota personale. Ne (Shqipëria) kemi qenë paranojë dikur dhe kemi humbur dritaret për integrimin evropian. Në nivelin lokal është oferta që unë ofroj të jem zëri në parlament. Se sa qytetarë do të më besojnë votën, mbetet për t’u parë.
Unë 17 vite në jetën publike, mbaj qëndrime. Kam përvojë në administratën shtetërore. E njoh administratën. Në botën akademike jam pedagog. Oferta ime ndaj tyre është oferta e një djali që vjen nga ai qark, ka mbajtur qëndrime dhe këtë ofertë ua jap qytetarëve. Kush ua komunikoi?
Ardit Bido: Bledi Çuçi.
Grida Duma: Prej sa kohësh e prisnit mundësinë?
Ardit Bido: Kam hezituar për arsye të një farë rehatllëku që na zë. Sfidat i mendojmë dy herë, ka qenë diskutim në vijim. Unë jam pjesë e listës së hapur në qarkun e Vlorës.
Grida Duma: Një pikë të fortë të kundërshtarit
Ardit Bido: Cili është kundërshtari? Partitë e tjera politike. Ka oferta politike, jo kundërshtar. Në këtë pikë, flasim për pluset dhe minuset. Nuk shoh te oferta përballë e PD një ofertë politike që mundëson që unë të them ‘do doja të isha aty’.
ardit bido
Politike
13 Mars 2025, 21:36
B.Z
Iris Luarasi
TIRANË - Pedagogia Iris Luarasi ka komentuar këtë të enjte listat e PS-së me emrat e kandidatëve për depute...
Politike
13 Mars 2025, 21:14
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për procesin ndaj Erion Veliajt, i cili mbeti në qeli pas vendimit të sot...
Politike
13 Mars 2025, 21:17
B.Z
Jorida Tabaku
TIRANË - Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur këtë të enjte mbi listat e hapura dhe të mbyllura të Pa...
Politike
13 Mars 2025, 21:15
B.Z
Jozefina Topalli
TIRANË - Jozefina Topalli, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, ka komentuar këtë të...
Politike
13 Mars 2025, 21:10
B.Z
Takimi
TIRANË - Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka reaguar pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e...
Politike
13 Mars 2025, 20:54
B.Z
Ilir Alimehmeti
TIRANË - Ilir Alimehmeti, ka folur mbrëmjen e sotme mbi listat e kandidatëve për deputet të PD-së, në zg...
Politike
13 Mars 2025, 20:33
B.Z
Rama - Thaçi
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ardhjen në Kosovë të ish-presidentit Hashim Thaç...
Politike
13 Mars 2025, 20:19
B.Z
Takimi
TIRANË - Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka vijuar takimet me përfaqësuesit e institucioneve të...
Politike
13 Mars 2025, 20:03
A.Ll
Adriatik Lapaj
Drejtuesi i koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, gjatë një takimi me qytetarë në G...
Politike
13 Mars 2025, 20:02
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë sot prezantimin për Programin e Qeverisjes 2025-2029 për...