Politike

Takimi me Dumanin, Çelën dhe Metanin, reagon Komisionerja Kos: Vlerësova angazhimin për të luftuar korrupsionin...

Kos shkruan se gjatë takimit me Dumanin, Çelën dhe Metanin, ka vlerësuar  angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ka shprehur mbështetje të fuqishme nga BE-ja për rolin dhe metodat e punës së tyre, veçanërisht për SPAK.

13 Mars 2025, 21:10 Nga B.Z
Takimi me Dumanin, Çelën dhe Metanin, reagon Komisionerja Kos:
Takimi

TIRANË - Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka reaguar pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Në një postim në rrjetin social X, Kos shkruan se gjatë takimit me Dumanin, Çelën dhe Metanin, ka vlerësuar  angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ka shprehur mbështetje të fuqishme nga BE-ja për rolin dhe metodat e punës së tyre, veçanërisht për SPAK.

Reagimi i Kos:

Takim shumë i mirë me institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat mundësojnë një Shqipëri dhe një Europë të sigurt dhe të mbrojtur. Vlerësova angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shpreha mbështetje të fuqishme nga BE-ja për rolin dhe metodat e punës së tyre, veçanërisht për SPAK.

marta kos spak

Sondazh

Poll