Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Topalli: Diaspora e pavarur nga ndikimet në Shqipëri! Potencial për ndryshim

13 Mars 2025, 21:15 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ Topalli: Diaspora e pavarur nga ndikimet në
Jozefina Topalli

TIRANË - Jozefina Topalli, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, ka komentuar këtë të enjte zhvillimet më të fundit politike në vend.

E ftuar në emisionin Real Story në ABC News, Topalli u ndal te vota e diasporës, ndërsa u shpreh se kjo e fundit ka shumë rëndësi në procesin zgjedhor.  

Duke vlerësuar kontributin e tyre ekonomik ndër vite për vendin, Topalli tha se tashmë kanë mundësi edhe me votë të japin kontributin e tyre. Ajo u ndal edhe te listat e kandidatëve, teksa tha se Diaspora duhet të ketë përfaqësuesit e saj.

“Shqiptarët jashtë Shqipërisë kanë një qasje tjetër, janë integruar më mirë se çdo komunitet tjetër. Kanë mbajtur një lidhje me vendlindje shumë të fortë dhe kanë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe ekonomik. Duke ndihmuar familjet e tyre kanë ndihmuar vendin e tyre. Dhe këtë herë përveç kontributit ekonomik kanë mundësinë të jenë pjesëmarrës në një proces politik. Shifrat e regjistrimit, asnjeri nuk i kishte menduar të arrinin në ato shifra. Janë kthyer në një faktor elektoral që ndryshojnë çdo gjë. Interesante nga pikëpamja politike është interesante, por edhe nga pikëpamja njerëzore ka qenë një nga eksperiencat më të veçanta. Aty sheh se si ndjehen, pasiguritë dhe pavarësisht të gjithave, kanë arritur në shumë vende e pozita. PD ka shtatë përfaqësuesit e saj për Diasporën. Kemi një vajzë shumë interesante në Tiranë, ka lindur në Belgjikë, ka studiuar në Londër dhe është kthyer në Shqipëri dy vitet e fundit. Është shumë interesante, një brez me një vizion tjetër”, u shpreh Topalli.

Sondazh

Poll