Politike

Kandidat për deputet në 11 Maj/ Gazetari Kapri: Mezi e pres këtë fushatë! Kam lindur në internim...

Kapri thotë se kjo fushatë do të jetë shumë emocionuese ndërsa shprehet optimist se do të kemi një grup parlamentar të djathtë që do të jetë një projekt afatgjatë në Shqipëri.

13 Mars 2025, 21:39 Nga B.Z
Kandidat për deputet në 11 Maj/ Gazetari Kapri: Mezi e pres
Erald Kapri

TIRANË - Gazetari Erald Kapri kandidon si deputet në zgjedhjet e 11 majit me Partinë Mundësia të Agron Shehajt. Në një prononcim për emisionin "Top Story", Kapri ka rrëfyer garën për deputet. Ai tregon se është rritur në internim, dhe se familja e tij ka sakrifikuar shumë për ta shkolluar.

Kapri thotë se kjo fushatë do të jetë shumë emocionuese ndërsa shprehet optimist se do të kemi një grup parlamentar të djathtë që do të jetë një projekt afatgjatë në Shqipëri.

Kapri: Mezi e pres këtë fushatë, ka emocion pa fund besoj se do jemi surprizë për zgjedhje, nuk bëjmë asnjë pazar të orës 12, të njëjtët që kanë kontribuar me ne vazhdojmë në 11 maj. Kanë qenë ditë të gjata kemi bërë mbledhje, ramë dakord për përfaqësimin që kemi. Besojmë që do të kemi një grup parlamentar të djathtë që do të jetë një projekt afatgjatë në Shqipëri. Prindërit e mi u lumturuan. Unë kam lindur në internim dhe kjo ka shënuar tek unë shumë, kam punuar shumë. Prindërit e mi shitën të vetmen shtëpi që kishin në Pogradec për të na shkolluar mua dhe vëllanë.

erald kapri zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll