Politike

Berisha e la jashtë listave të sigurta, Tabaku: E meritoja të isha në listat e mbyllura, por nuk kam asnjë hatërmbetje

Tabaku u shpreh se u ndje pak e zhgënjyer pasi sipas saj meritonte të ishte në listën e mbyllur nisur nga rezultati i primareve dhe kontributi që ka dhënë në këtë parti. Megjithatë Tabaku thotë se nuk ka asnjë hatërmbetje.

13 Mars 2025, 21:17 Nga B.Z
Berisha e la jashtë listave të sigurta, Tabaku: E meritoja të
Jorida Tabaku

TIRANË - Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur këtë të enjte mbi listat e hapura dhe të mbyllura të Partisë Demokratike me emrat e kandidatëve për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e 11 Majit. 

Edhe pse ishte një nga emrat më të votuar të procesit të primareve Tabaku është lënë jashtë listës së sigurt të PD-së. Lidhur me këtë në një intervistë për emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Tabaku u shpreh se u ndje pak e zhgënjyer pasi sipas saj meritonte të ishte në listën e mbyllur nisur nga rezultati i primareve dhe kontributi që ka dhënë në këtë parti. 

Megjithatë Tabaku thotë se nuk ka asnjë hatërmbetje pasi e ka diskutuar me kreun e PD-së, Sali Berisha dhe ky i fundit e ka sqaruar se për situatën aktuale këto janë hapsirat e mundshme.

Tabaku: Kam që 16 vjeçe në parti. Nuk kam ardhur e imponuar, dhe këtë gjë e kam pasion. Besoj që përfshirja në politikë mund të sjelli ndonjë ndryshim. Berisha nuk më ka hyrë në hak sepse e kam diskutuar këtë çështje dhe më ka shpjeguar që për situatën aktuale këto janë hapsirat. Kështu vendosi, dhe pa asnjë hatërmbetje. Por që e meritoja të isha në listën e mbyllur, e meritoja si për rezultatin e primareve ashtu dhe për kontributim tim në PD. 

jorida tabaku pd

Sondazh

Poll