Politike

PD e la jashtë listës së sigurt/ Alimehmeti: Kryesia duhej të shpjegonte pse mori këtë vendim!

Alimehmeti u shpreh se ai ka qenë gjithmonë pro listave të hapura por Kryesia duhet ta shpjegonte më qartë se pse mori këto vendime.

13 Mars 2025, 20:54 Nga B.Z
PD e la jashtë listës së sigurt/ Alimehmeti: Kryesia duhej
Ilir Alimehmeti

TIRANË - Ilir Alimehmeti, ka folur mbrëmjen e sotme mbi listat e kandidatëve për deputet të PD-së, në zgjedhjet e 11 Majit. Edhe pse ishte një ndër emrat më të votuar të primareve në Partinë Demokratike, Alimehmeti u la jashtë listës së mbyllur për Qarkun Tiranë. 

Lidhur me këtë në një proncim për Klan News, Alimehmeti u shpreh se ai ka qenë gjithmonë pro listave të hapura por Kryesia duhet ta shpjegonte më qartë se pse mori këto vendime.

“Unë kam qenë gjithmonë pro listës së hapur edhe në total. Kur në Korrik u vendos reforma zgjedhore ashtu siç u vendos me këtë listën e hapur, listën e mbyllur e me rradhë, shumë qartë kam thënë ka qenë jashtë pritshmërive të njerëzve dhe patjetër edhe për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ishte pro listës së hapur ku de fakto hapi listën dhe ligji pastaj në Korrik u vendos ashtu siç u vendos, por këto janë rregulla loje, pra ne një ligj mund të na pëlqejë ose jo, mua nuk më pëlqente. Unë e doja krejt të hapur, por megjithatë ne do t’i zbatojmë ligjet, pra jemi në një parim ku sundon shumica dhe duhet t’i bindesh asaj gjëje. Kryesia duhet ta shpjegonte më qartë këtë se pse morri këto vendime. Unë mendoj që Kryesia kishte hapsirë për ta shpjeguar, por ishte tagër i saj, tagër që ja dhamë ne me vendim të Këshillit Kombëtar”, theksoi Alimehmeti.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll